Tmerri në spital: Trupat e të vdekurve nga koronavirusi hidhen mbi njëri-tjetrin
Stafi në Spitalin Sinai-Grace në Detroit ndau foto që tregonin kufomat që kishin lënë dhomat bosh dhe grumbulloheshin mbi njëra-tjetrën në dyshemenë e një dhome të ftohtë të vendosur në parkingun e spitalit.
Stafi i spitalit për CNN konfirmoi vërtetësinë e fotove, të cilat janë bërë në prill, duke përshkruar gjendjen e spitalit gjatë një ndërrimi 12 orësh.
Dy burime konfirmuan se të paktën një dhomë, e cila përndryshe shërben si dhomë për stafin mjekësor për të fjetur brenda, është përdorur për të vendosur të vdekurit, pasi njerëzit që punojnë në morg nuk punojnë natën.
Përveç kësaj, nuk ka më vend në morg, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi është aq i lartë sa kapërcen kapacitetet.
Një foto tregon dy trupa të shtrirë në shtrat dhe një i ulur në një vend tjetër pranë shtratit. Të tre trupat janë në çanta të bardha.
“I vendosëm në dhomë sepse nuk kishte vend në frigorifer. Njerëzit që punojnë në morg nuk mund të bëjnë hapësirë të mjaftueshme, pasi numri i të vdekurve nga kriza e virusit të koronës është i madh”, tha një punonjës i ambulancës, dhe kur u pyet pse trupat u shpërndanë në dysheme.
“Ata hidhen në dysheme sepse nuk kemi ndihmë, as ashensor me të cilin trupat mund të grumbullohen në rafte”, tha ai.
Pas publikimit të fotografive, është bërë e ditur se spitali do të marrë infermierë dhe mjekë shtesë në mënyrë që të përballojë presionin e një numri në rritje të pacientëve me koronavirus.