Tjetër deputet i LDK-së pozitiv me koronavirus
Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, është deputeti i radhës nga ky subjekt që është infektuar me koronavirus.
“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv”, ka shkruar ai në Facebook.