Titulli në Europa League dhe Champions, ekipi anglez ndryshon mendje për trajnerin
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, mund të qëndrojë edhe sezonin tjetër te skuadra e Chelsea. Sipas “The Mirror”, trajneri italian ka vetë në dorë fatin e tij, por duhet të realizojë dy gjëra: Të fitojë Europa League dhe të kualifikojë Chelsea në Champions League sezonin tjetër. Pra, Chelsea duhet të renditet në katër vendet e para në Premier League.
Presidenti Roman Abramovich nuk është marrë kohët e fundit me trajnerin italian, pasi po mendon më shumë për një shitje të mundshme të “blues”. Ndaj Sarri mund të përfitojë nga “rrëmuja” dhe fitimi i një trofeu do t’i jeptë atij të drejtë për të qëndruar në “Stamford Bridge” edhe sezonin tjetër.
Chelsea është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Europa League, ndërkohë që ka të gjitha shanset të renditet në vendin e tretë në Premier League. Duket se qetësia e Sarri në momentet e vështira, kur ishte thënë se do të shkarkohej nga dita në ditë, i kanë dhënë të drejtë trajnerit italian. Duket se edhe klubi po ndryshon mendje dhe është gati t’ia besojë italianit skuadrën edhe sezonin tjetër.