Tirana mbulohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës
Një flamur gjigant i Kosovës është vendosur në fasadën e bashkisë së Tiranës, me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar disa fotografi, si dhe ka uruar Kosovën për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë.
“Kosova 12 vjet shtet – kartolinë me dashuri nga bashkia e Tiranës”, shprehet Veliaj.