Tifozët e Nigerisë nuk pajtohen me eliminimin: Futen në fushë dhe shkatërrojnë stadiumin
Nigeria humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pasi u mposht nga Gana në raundin e tretë të eliminatorëve të Afrikës.
Pas ndeshjes, skena të çmendura ngjanë në stadiumin e Nigerisë, ku shumë tifozë u futën në fushë, përcjell lajmi.net.
Tifozët ishin të revoltuar me faktin që skuadra e tyre dështoi të merrte biletën për Katar, dhe shkatërruan stadiumin.
Skenat ishin shokuese, me gazin lotsjellës që shpërtheu në fushë.
Nigeria dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës për herë të parë pas 16 viteve.
Angry Nigeria fans storm the stadium, after Nigeria lost to Ghana and failed to qualify for the FIFA World Cup in Abuja, Nigeria.#NGRGHA pic.twitter.com/9lnnZdj4vN
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) March 29, 2022