Tifozët e Liverpool-it tallen keq me United (Video)
Manchester United po zhvillon fazën përgatitore në Australi. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer kanë nisur punën për sezonin e ri, ndërsa lajm mbetet vetëm situata me Paul Pogbanë.
Tifozët australianë të Liverpool-it kanë menduar të thyejnë monotoninë dhe të thumbojnë rivalët e tyre të United. Konkurrenca mes palëve është e hershme dhe shumë e fortë.
Një avion që mbante një banderolë me shkrimin: “Liverpooli, 6 herë fituesi i Champions Leagues”, parakaloi në fushën ku po stërvitet United. Situatë e pakëndshme për “Djajtë e kuq”, por sigurisht që mbështetësit e fituesve të Champions Leagues kanë qeshur. /FaktePlus
A Liverpool fly-by during Man United's training session in Perth (via @disa1528)
pic.twitter.com/7sIaBTOat0— 101 Great Goals (@101greatgoals) July 11, 2019