Tifozët e Kosovës fillojnë grumbullimin para stadiumit
Nga ora 20:45, Kosova do të luaj kundër Anglisë në stadiumin “St Mary’s” të Southamptonit.
Në këtë ndeshje pritet të jenë rreth 4000 tifozë shqiptar, 2000 në ulëset e rezervuara për “Dardanët” dhe 2000 të tjerë që kanë blerë bileta në zonat tjera të stadiumit.
Tashmë vetëm ka filluar grumbullimi i tifozëve që do të jenë shtytje e madhe për futbollistët.
Kujtojmë se Kosova ka 15 ndeshje pa humbje në arenën ndërkombëtare, derisa Anglia nuk është mposhtur në kualifikime nga viti 2009.