Tifozët anglezë po e përcjellin stërvitjen e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’
Kosova po e zhvillon stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme (e diel) ndaj Kombëtares së Anglisë.
Për këtë ndeshje, interesimi është jashtëzakonisht i madh. Por, tifozët kanë treguar interesim të madh edhe për stërvitjen e Kosovës, madje edhe tifozët anglezë (të skuadrës së West Ham).
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për dallim nga stërvitja e djeshme, sot i ka të gjithë lojtarët ne dispozicion.
Nuk ka ndonjë lëndim apo shqetësim derisa atmosfera është shumë pozitive.
Ndeshja Kosovë – Angli luhet të dielën duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova i ka humbur gjasat për kualifikim nga kualifikimet për Kampionatin Evropian.
“Euro 2020” Kosova synon që ta arrijë përmes Ligës së Kombeve.