“Tifozeria e turpit”, Yllit të Suharekës i thyhen xhamat e autobusit nga tifozët rahovecian
Jo gjithçka ka shkuar qetë pas ndeshjes finale të Kupës në basketboll, mes Golden Eagle Ylli dhe Pejës.
Pas ndeshjes, njëri nga autobusët e tifozerisë së Yllit, Xhebrailat, ka pësuar thyerje të xhamave.
Olle mëson se janë tifozët e Rahovecit, Vreshtarët ata që kanë thyer xhamat, derisa ka pasur edhe përleshje mes tyre dhe Xhebrailave të Yllit.
Pejanët mposhtën Golden Eagle Yllin me rezultat 79:64.
Verdhezinjtë ishin më të mirë gjatë tërë ndeshjes dhe me meritë fituan takimin.
Ylli u afrua në rezultat vetëm në çerekun e tretë kur ngushtoi epërsinë e pejanëve në 6 pikë.
Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec ishte e mbushur me tifozë që krijuan atmosferë të zjarrtë.