“Thyen” sërish rrjetin modelja shqiptare
Oriola Marashi është shumë aktive në rrjetin social Instagram.
Pas shumë dyshimeve se modelja shqiptare dhe futbollisti nga Gjakova, Eros Grezda janë në një lidhje, dyshja la të kuptohet se e konfirmuan lidhjen romantike nga karantina.
Deri tani të dy kishin heshtur për këtë temë por asnjëri prej tyre nuk e kishte mohuar.
Javën e kaluar ata kishin postuar edhe video nga e njëjta shtëpi duke lënë të kuptohet qartë se janë bashkë në karantinë pa dhënë detaje për vendodhjen.
Më poshtë disa nga fotot e fundit të modeles 24-vjeçare.