Thirrja e Salah: Ka ardhur momenti të ndryshojmë
Mohamed Slah i ka dhënë një mesazh botës myslimane.
Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it ka dhënë një intervistë të dhënë për revistën amerikane “Time”, që e ka përfshirë mes 100 njerëzve më të rëndësishëm të vitit.
“Mendoj se duhet të ndryshojmë mënyrën si trajtojmë gratë në kulturën tonë. Është një detyrim, jo një zgjedhje. I mbështes gratë më shumë se më parë, sepse besoj se meritojnë më shumë nga sa marrin tani”, ka thënë ylli i i “Të Kuqve”.