Thirrja e biznesmenit të njohur kosovar: Mos merrni rrugën e migrimit
Biznesmeni i njohur nga Kosova që është pronar i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj ka reaguar pas lajmeve se shumë të rinj po ikin nga vendi. Ai ka bërë thirrje që mos të lëshohet vendi, ndërsa ka treguar se për çfarë ka nevojë tani Kosova.
Kompania “MEKA” është e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit. Madje, kjo kompani është e njohur edhe për trajtimin që u bënë punëtorëve të saj, duke u dhënë brenda vitit nga 13 dhe 14 rroga si dhe sigurimin shëndetësor.
E sot pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj ka komentuar lidhur me situatën aktuale dhe ikjet që po ndodhin nga vendi.
Ai ka bërë thirrje që mos të lëshohet atdheu, ndërsa ka treguar se për çfarë ka nevojë tani Kosova.
“Ky vend nuk ka nevojë për t’a vajtuar! Ka nevojë për punën tuaj! Çohuni e punoni e mos merrni rrugën e migrimit, se atje duhet të punoni shumë më shumë se këtu për shumë më pak qejf se këtu! Këtu jeni zotërinj e atje refugjatë! Këtu jeni në shtëpinë tuaj, atje në qymez të huaj!”, ka thënë Piraj.
Ai tutje ka shtuar se dinjitetin nuk ka para as pasuri që mund ta blej.
“Unë po të them kështu! E ju bëni çka të doni se më në fund do të më kuptoni, atëherë do të jetë vonë shumë vonë”, është shprehur ai.
Kujtojmë se Kompania “Meka”, me pronar Burim Pirrajn në vitin 1992 ka filluar aktivitetet e saja prodhuese duke nxjerrë në treg suxhuk, kurse më vonë fillon prodhimin e produkteve të tjera siç janë; sallamë, proshutë, salsiçe, pashtetë, rriskë të gjedhit, si dhe gjella të gatshme të konzervuara.
Kjo kompani është e çertifikuar me standarde ndërkombëtare për cilësi në prodhimin e produkteve HALAL.
Cilësia e produkteve ka bërë që të jetë fituese e shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare. Në vitin 2015 në Gjenevë të Zvicrës, MEKA u shpërblye nga organizata BID me medaljen e artë për cilësi të lartë të produkteve dhe të menaxhimit. Këtë shpërblim MEKA e fiton në konkurrencë e sipër me kompani të mëdha botërore për përpunimin dhe prodhimin e mishit./FaktePlus
MEKA po vazhdon të rritet, sot punëtorët e saj kanë marrë pagën e 14-të