”Thikë në syrin e ariut të tërbuar”/ Presidentit kroat kundër Suedisë e Finlandës në NATO!
Presidenti kroat, Zoran Milanovic ka befasuar me deklaratën e fundit, e cila mbërrin në pragun e një incidenti diplomatic. Milanovic sugjeroi që Kroacia të bllokojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.
Zyrtarët e lartë në Finlandë dhe Suedi janë të indinjuar me deklaratën e kreut të shtetit të Kroacisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ka telefonuar sot homologun kroat, Gordan Grliq Radman dhe i ka shprehur shqetësimin e tij, thonë mediat në Kosovë.
Milanovic u tha gazetarëve sot se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në aleancën verioro-atlantike mund të diskutohej, por se ai e konsideroi atë një “aventurë shumë të rrezikshme”.
Presidenti tha se nuk mund të vendosë vetë për hyrjen e këtyre vendeve në NATO, por se e konsideron atë “sharlatanizëm shumë të rrezikshëm”.
“Sa më përket mua, le të hyjnë në NATO, le t’i futin thikën në sy ariut të tërbuar. Por derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në BeH, derisa amerikanët, anglezët e gjermanët nuk e detyrojnë Sarajevën dhe Bakir Izetbegoviqin që brenda gjatë muajve të ndryshojnë ligjin zgjedhor dhe nuk u jepen të drejtat themelore kroatëve, parlamenti nuk duhet të ratifikojë pranimin e askujt në NATO”, tha presidenti kroat. tch