Therje me thikë në Pejë
Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Njëri nga të dyshuarit ka marrë plagë në këmbë që dyshohet të jetë nga thika.
Pas tretmanit mjekësor, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus