Therja e mbrëmshme me thikë në Pejë, arrestohen tre të dyshuar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë ditës së djeshme në Pejë, pas një incidenti që ka ndodhur në mes të rinjve në rrugën “Metë Berisha”, në Pejë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, ku dy të lënduar janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimve të rënda, ndërsa dy të tjerët në Spitalin Rajonal të Pejës, përcjell FaktePlus.
Gjatë incidentit janë përdorur armë të ftohta.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datën 28 janar 2020, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, dy (2) nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy (2) të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor./FaktePlus