Theret me thikë një polic në Pejë
Një zyrtar policor është sulmuar me thikë në Pejë. Bëhet fjalë për kapitenin e Policisë së Kosovës, Ragip Bytyqi.
Këtë e ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësi i Polciisë së Kosovës për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë”.
Polici është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 11:55 ne rrugen mbreteresha teute, ka ndodh nje rast ku është sulmuar papritmas një zyrtar policor, i cili ka pësuar lendime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë). Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor dhe ndihmes se një qytetari është arritur që viktima të shpetoj me jetë, personi i dyshuar është arrestuar, gjendja e viktimes sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, tha Ibraj.
Ndërkaq, me urdhër të porkuroit I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet “vrasje në tentativë”.
“Me urdher të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilesohet ‘Vrasje në tentativë’. Hetuesit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar ai.