Theret me thikë dhe lëndohet rëndë një person në Prishtinë
Një person ka përfunduar në spitalin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ku po merr trajtimin mjekësor për lëndimet e rënda që iu shkaktuan nga therja me thikë.
Policia e Kosovës njofton se për këtë rast që ndodhi në natën e 21 korrikut është arrestuar një person i dyshuar.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht me një mjet te mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet nga Policia.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar ne QKUK ku edhe është më tutje e ku po merr tretman mjekësor.
Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus