Theret me thikë 15 vjeçari nga bashkëmoshatari në shkollë
Sot paradite në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” në Shtime ka ndodhur një therje me thikë. Një nxënës i kësaj shkolle ka goditur me thikë brenda objektit të shkollës një tjetër të ri, i cili nuk ka qenë nxënës në këtë shkollë.
Rastin e ka konfirmuar Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur në ora 09-50, mes një nxënësi dhe një personi tjetër. Personi që nuk është nxënës është therë me thikë dhe është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK. Shkaqet për momentin nuk dihen, pra si ka ardhur deri te konflikti mes tyre”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë të ditur se dorasi është nxënësi 15 vjeçar, i cili është dërguar për 24 orë në mbajtje.