“The Sun” zbulon top-formacionin e Zidane, për ta fituar përsëri Champions-in
Pak më shumë se një muaj pas rikthimit të Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit, tabloidi i njohur britanik “The Sun” ka zbuluar formacionin ideal të francezit, me të cilin do të synojë të triumfojë sezonin e ardhshëm. Interesant është fakti se mbeten jashtë emra të tillë të skuadrës aktuale, si Bale, Toni Kroos, Modric dhe Asensio.
A është kjo 11-she, edhe dëshirë e vetë “Zizou”? Kjo vështirë të thuhet, por “The Sun” thotë se është bazuar në informacionet e veta konfidenciale nga “Santiago Bernabeu”. Në formacion janë përfshirë edhe yje të tillë, preferenca publike të të bardhëve, si Eden Hazard, Kylian Mbappé dhe Paul Pogba.
Nga skuadra aktuale figurojnë vetëm lojtarë si Keylor Navas në portë, Carvajal, Militão (ka nënshkruar për sezonin e ardhshëm), kapiteni Sergio Ramos në mbrojtje. Aty llogaritet edhe dhe Grimaldo (nga Benfica).
Në mesfushë nuk shohim Kante (Chelsea) dhe Eriksen (Tottenham), si prurje të reja, por Isco, që rifiton “valencat” e veta me trajnerin Zidane. Në qendër të këtij reparti përfshihet edhe një emër surprizë, Declan Rice, mesfushor i talentuar i West Ham
Për sulmin shihet prania e Vinicius në të djathtë, ndërsa Hazard dhe Mbappé (objekt dëshire për të bardhët) konsolidohen në listën e preferencave të klubit galaktik.