Thaqi: Të burgosurit janë të sigurt nga koronavirusi
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi, ka thënë se të burgosurit vazhdojnë të jenë të sigurt nga koronavirusi.
Në një prononcim Thaqi deklaroi se po vazhdojnë me masat që kanë marrë nga fillimit kundër Covid-19.
“Gjendja është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë të dyshuar për koronavirus, meqë masat për parandalim i kemi marrë shumë më herët”.
“Higjiena është në nivel, janë dërguar shumë sapun dhe produkte tjera, të burgosurit kontrollohen dy herë në ditë, kanë mundësinë që nga 2 herë në javë tani të pastrohen për ditë”.
“Mund të them që të burgosurit janë të sigurt nga Covid-19”, deklaroi Thaqi.
Teksa në media qarkulloi një lajm se një i burgosur në Istog është i dyshuar për koronavirusi, Thaqi deklaroi se mund të ketë qenë në qendër të mbajtjes mirëpo nga burgjet nuk ka asnjë të dyshuar me Covid-19.
Thaqi mes tjerash tregoi se prej se janë pezulluar të gjitha vizita tani të burgosurit mund të bëjnë telefonata ose thirrje me Skype pa limit – por për shkak të numrit këto mund të realizohen me regjistër./KlanKosova/