Thaçit i dalin mirë analizat, nga nesër punon me orar të plotë
Presidenca ka njoftuar se i pari i shtetit, Hashim Thaçi, nga nesër i kthehet punës me orar të plotë.
Përmes një njoftimi për media, nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaci i ka pranuar sot rezultatet e analizave të fundit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, kanë bërë të ditur nga zyra e Thaçit.
Sipas tyre, në analiza është konfirmuar se presidenti e ka eliminuar problemin me gurët në veshkë.
“Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij”, thuhet në njoftim.