Thaçi viziton urën në autostradën “Arben Xhaferi”: Kjo është Kosova e re evropiane
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar punimet në autostradën “Arben Xhaferi”, konkretisht urën e cila është me e gjata në rajon, e cila pritet që shumë shpejt të lëshohet për qarkullimin e veturave.
Kreu i shtetit ka theksuar se kjo është një tjetër kryevepër për qytetarët e Kosovës, e cila nisi në vitin 2014.
“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane!”, theksoi Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus