Thaçi tregon se kush është për shkëmbim të territoreve
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe një herë për shkëmbimin e kufijëve duke sqaruar se ai e ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit derisa ajo që po kërkon është vetëm korigjimi i kufirit në mënyrë paqësore.
“Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Tutje Presidenti ka thënë se kundërshtuesit e propozimit janë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve, shkruan FaktePlus
”Kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve. Në një situatë të tillë, vërtet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës”, është shprehur ai.
Hashim Thaçi shprehet se është e domosdomshme që t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës e drejta e referenduimt, gjë për të cilin ai thotë se është duke punuar për ta bërë realitet./FaktePlus