Thaçi sot vazhdon takimet e konsultat edhe me liderë të tjerë
Presidenti Hashim Thaçi vazhdon edhe sot konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi takoi liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ndërsa edhe sot Thaçi pritet të vazhdojë takimet me liderët politikë për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re.
Thaç së pari pret në takimin kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ora 10:00.
Në ora 10:30, presidenti takon kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Në 11:00 Thaçi pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, ndërsa në 11:30 takon përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus.