Thaçi: Qeveria e re të formohet sa më shpejtë, Kosova nuk ka kohë për të humbur
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një konference për media, ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.
Thaçi është shprehur se Kosova nuk ka kohë të humbë, pasi nuk e ka luksin të ketë vakuum në qeverisje.
“Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së Kosovës. Kam qenë i kujdeshëm në çdo hap që kam marrë që të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën. Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë një qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka luksin të ketë vakuum në qeverisje, nuk na duhen institucione, viktimë e së kaluarës dhe stagnimit. Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësitë, Kosova ka humbur shumë kohë duke i ndërrua qeveritë dhe kryeministrat”, tha ai.