Thaçi pret në takim Hotin
Sot pritet që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të takohet me kryeministrin e vendit Avdullah Hoti.
Pas shumë diskutimesh që kryeministri Hoti nuk po merr mundin që të takohet me presidentin Thaçi pasi që ky i fundit ishte intervistuar nga Gjykata Speciale për krimet e luftës, nga këshilltarët e tij është thënë se kryeministri Hoti nuk është deklaruar asnjëherë në përkrahje të presidentit.
Mirëpo sot nga ora 9 presidenti Hashim Thaçi nga ora 9 pret në takim kryeministrin Avdullah Hoti.
Ndërkohë që nga ora 12:00, Hoti pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimin që kishte në Bruksel.