Thaçi: Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizimin e Skënderbeut
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të popullit shqiptar.
Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shumë heronj që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e Skënderbeut.
”Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij”./FaktePlus