Thaçi planifikon të blejë veturë të blinduar në vlerë prej 145 mijë eurosh
Presidenca e Kosovës po planifikon që gjatë këtij viti të blejë një veturë të blinduar në vlerë 145 mijë euro.
Së paku kështu thuhet në Buxhetin e miratuar për vitin 2020. Përveç veturës, Presidenti Hashim Thaçi do t’i ndërrojë edhe mobiljet e Presidencës gjatë këtij viti.
Në buxhetin për vitin 2020, thuhet se për këtë çështje do të shpenzohen 140 mijë euro, derisa për pajisje të IT’së, Presidenca do të shpenzojë 215 mijë euro.