Thaçi: Parakalimi me flamur përkrah shteteve tjerë në mes të Bjellorusisë ishte fitorja jonë e parë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Minsk-u i Bjellorusisë ku po qëndron për hapjen e Lojërave Olipike, në të cilat po marrin pjesë edhe sportistët e Kosovës, është shprehur i bindur në suksesin e ekipit kosovar.
Ai nga atje ka thënë se fitorja e parë e Kosovës ishte parakalimi i sportistëve me flamurin e Kosovës përkrah shteteve tjera në mes të Bjellorusisë.
“Majlinda dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë. Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik”, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.. /FaktePlus