Thaçi – Osmanit për raportimin në Kuvend: OK, s’ka problem
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka kërkuar seancë urgjente, por raportim normal në Kuvend, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kryeparlamentares Vjosa Osmani.
“Kam kërkuar krejt në mënyrë normale t’i drejtohem Kuvendit, nuk kam kërkuar raportim urgjent sepse gjendja nuk është urgjente, është një process normal, në Kuvendin e Kosovës raportimi do të jetë më i thuktë, më i gjerë. Është vlerësuar që të jetë javën e ardhshme, OK, nuk kam ndonjë problem”, ka thënë ai./FaktePlus