Thaçi nuk tërhiqet: Pro bashkimit të Preshevës e Bujanovcit me Kosovën, Mitrovica s’preket
I ftuar në ‘News24’ Thaçi tha se mendimin e tij do ta shpalosë në të gjitha tryezat ndërkombëtare.
“Integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm. Kam kaluar kohë në Preshevë dhe Bujanoc. Jam entuziast që ajo trevë t’i bashkëngjitet Kosovës. E kam ngritur si çështje kudo në tryeza ndërkombëtare. Askush nuk do të më pengojë që të flas për këtë të drejtë të tyre që t’i bashkëngjiten Kosovës. Jo si shkëmbim. Është e realizueshme përfshirja e tyre në territorin e Kosovës. Nëse i duam ata njerëz, këtë çështje duhet ta ngremë atje ku duhet dhe jo për folklor. Nuk do të ketë cënim të Veriut të Mitrovicës. Sa i takon decentralizimit, ajo është mbyllur me presidentin Ahtisari. As autonomi në kuptimin e Republikës Srbska nuk do të ketë. Unë besoj se kemi interes të përbashkëta që mund të arrijnë përmes negociatorëve. Nëse nuk lëvizet një çështje e tij s’ka dialog. S’do diskutohet për Mitrovicën. E njoh synimin e Serbisë për të ndarë Kosovën. Është larguar e tëra nga territori i Republikës së Kosovës dhe nuk do të kthehet kurrë në hapësirën tonë. Ne jemi të vetëdijshme që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ka vrarë mbi 13 mijë shqiptarë. Janë vrarë mbi 1300 fëmijë ka dhunuar gra. Askush nuk do ta harrojë atë gjenocid. Por nuk jemi të vetmit që kemi përjetuar këtë gjë. Nga ana e Kosovës nuk ka amnisti. Heshtja ndërkombëtare ndaj krimit serb e ka amnistuar këtë krim. Kjo është shqetësuese.”, pohoi presidenti.