Thaçi: Nuk do të ndodhë bosnjëzimi apo palestinizimi i Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi tha se korniza e Donald Trump dërguar Kosovës dhe Serbisë obligon mbylljen e të gjitha marrëveshjeve të hapura mes këtyre shteteve.
“Mendoj se zgjidhja e problematikës dhe të gjitha çështjeve të hapura dhe mundësia e marrëveshjes Kosovë- Serbi që është ligjërisht e obligueshme me mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura është e përshkruar në kornizën e Trump dërguar mua dhe Vuçiqit”.
“Unë nuk kam lexuar apo dëgjuar diçka të shkruar nga ndonjë president tjetër vendimmarrës botërorë për t’u njohur si vende të pavarura dhe sovrane, sepse vetëm një proces që sjell në fund njohje reciproke, ai është i suksesshëm”.
“Çështjet tjera që po fliten poshtë e lart, një mundësi e tillë ka qenë propozimi nga ana ime që të përfshihen në territorin e Kosovës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me Kosovën si vend sovran dhe i pavarur do t’i hapej mundësia evropiane e Serbisë, mundësia më e shpejtë, pa e cenuar territorin e Kosovës”.
“Kjo do të sillte njohjen reciproke dhe lëvizje më të shpejtë drejt NATO-s dhe BE-së për Ksoovën. Tash, pas atij skepticizmi dhe mospjekurie politike, mund të themi lirisht se pas 20 vjetësh në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk do ketë më pak shqiptarë fatkeqësisht dhe nuk e di ne liderët a do të jemi në skenë apo jo. Një gjë e di se do të cenohet ai faktor kombëtar dhe ajo ekzistencë e shqiptarëve që jetojnë atje, kështu që po them se duhet kërkuar në kornizën e ideve dhe substancën që e ka dërguar presidenti Trump aty mund të gjendet zgjidhja”.
Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova e quajti papjekuri politike idenë për autonomi të komunave serbe në Kosovë duke thënë se kjo s’do të ndodhë derisa të jetë në krye të presidencës.
“Si rrjedhojë e kësaj papjekurie politike apo injorance politike kemi idenë për autominië, që nuk do të lejojmë kurrë të diskutohet, së paku derisa unë të jem president”.
“Asosacion, përsëri e them, sa të jem unë president nuk do të ketë as me elemente ekzekutive as joekzekutive, fare nuk do të ketë. Ata do të marrin pjesë në jetën institucionale të Kosovës, por nuk do të ndërtojnë institucione një-etnike”.
“Është edhe ideja tjetër që po qarkullon se do të ketë një model gjermano-gjerman me mundësi për Kosovën anëtarësim në OKB. Realisht, ka qenë një propozim në vitin 2007 që ne e kemi pranuar si Kosovë në negociatat e Vjenës me kushtin që Serbia ta njeh Kosovën dhe Rusia të mos vëjë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.
Presidenti i vendit tha se duhet refuzuar dhe mos lejuar se që të ndodhë bosnjëzimi dhe palestinizimi i Kosovës.
“ Kjo është e tejkaluar, prandaj ata që mendojnë se pas takimit do të dalin me këso ide gjermano-gjerman në Kosovë janë të refuzuar. Këta do të shpalosën në ditët e ardhshmë, të cilët mendojnë se do të dalin me ide që nuk çojnë me njohje reciproke Kosovë-Serbi, por me një lloj gjysmë-marrëveshje apo një vendi vëzhgues në OKB. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për shtetndërtimin Kosovës dhe një palestinizim i procesit të shtetit të Kosovës”.
“Në anën tjetër, ajo autonomi që dikush mendon se është më lehtë e pranueshme për Kosovën – ajo është Republika Srpska – ajo është boznjëzimi i Kosovës. Në çdo formë, rrethanë dhe të gjithë, qyetarë, Kuvendi dhe Republika e Kosovës duhet ta refuzojnë. Kështu që, do të kemi ide akademike mjaft por zgjidhje do të ketë të pakta”.
“Shpresoj që gjatë vitit 2019 që të ketë njohje reciproke, si dhe Rusia ta heqë veton në Këshillin e Sigurimit”.