Thaçi ngushëllon familjen e kardiologut Gjoka: Ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Gjoka pas vdekjes së kardiologut Sami Gjoka.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se Gjoka ishte veteran i Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës dhe se në ditët më të vështira kishte qënduar pranë popullit dhe ushtarëve të lirisë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Më pikëlloi vdekja e kardiologut Sami Gjoka, në kulmin e energjive të tij të punës në shërbim të qytetarëve. Dr. Sami Gjoka ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai në ditët më të vështira kishte qëndruar pranë popullit dhe ushtarëve të lirisë. Familjes Gjoka dhe gjithë miqve të tij u shpreh ngushëllime të thella. HTH