Thaçi nga Prekazi flet për letrën e sekretarit amerikan
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të Epopesë së UÇK-së, bën nderime në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Presidenti Thaçi kujtoi komandantin Adem Jashari e familjen e tij si dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri e pavarësi.
Nga Prekazi ai ka komentuar letrën e Sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo që ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë.
Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.
Kreu i shtetit tha se kjo letër është e qartë e qëndrueshme dhe shumë e saktë, pa dashur të komentojë më shumë për këtë çështje.
Thaçi theksoi se askush tjetër kudo në botë nuk do ta bënin një gjë të tillë. Andaj Kosova sot po gëzon këtë krenari.
“Jemi në ditët e Epopesë së UCK, ditët kur komandanti Adem Jashari familja Jashari bën ata që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë. Sakrificën për liri e pavarësi”.
“Është nderi dhe krenari e kombit dhe rrëfyesi për të ardhmen për shtetin që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s e BE-së. Lavdi dëshmorëve të kombit, familjes Jashari”, u shpreh ai.
Presidenti Thaçi ishte i shoqërueshëm nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.