Thaçi nën uniformën e ushtrisë ka një mesazh për ata që e kërcënojnë Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kushdo që e kërcënon Kosovën përgjigjen do ta merr nga Kosova drejt në territorin e tyre.
Sipas tij, Kosova ka dalë nga një luftë e hidhur ku Serbia ka kryer gjenocid e shumë masakra, shkruan FaktePlus
“Ata që kërcënojnë Kosovën duhet ta kuptojnë se nuk do të shkelin në vendin tonë, por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në territorin e tyre, ashtu sic na ka hije si një vend paqësor. Kosova ka dalë nga një luftë e hidhur ku Serbia kreu gjenocid e shumë masakra por sot Kosova është vend i lirë dhe i pavarur dhe është vend krenar”, ka thënë ai.
Këto komente presidenti Thaçi i bëri në Kazermën “Adem Jashari”, për nder të Epopesë së UÇK-së.
Ai ak thënë se vet emri i kazermës është emër i lirisë pavarësisë dhe sovranitetit të Koosvës.
“Sot institucionet më të larta shtetërore nderojnë heroizimin dhe sakfiricën më të madhe kombëtare. Nderojmë familjen Jashari, nderojmë komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamzën dhe gjithë të rënët në Epopenë e UÇK-së”, ka thënë ai.
Sipas presidenti Thaçi, sakrifica e familjes Jashari mobilizoi botën anë e mbanë.
“Heroizimi dhe sakfirica e Jasharajve mobilizoi botën shqiptare kudo në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo që jetojnë shqiptarët. I vuri në lëvizje gjithë diplomacitë kombëtare. Sa herë që vijnë ditët kujtojmë çmimin e lirisë së Kosovës dhe marrim energji për të ardhmën, kujtojmë martirët dhe gttihë qytetarët e rënë për lirinë e vendit, kujtojmë plagët e invalidëve të luftës, kontributin e veteranëve që ranë për liri dhe pavarësi’, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, Kosova është storie e suksesshme, secili qytetar duhet të ndihet mirë dhe krenar me lirinë dhe pavarësinë e vendit sepse jemi vend i paqes, stabilitetit, jemi vend i mesazheve të mira për të gjithë.
“Kosova është në rrugë të drejtë, në rrugën euroatlantike. Kosova do të jetë përjetë mirënjohese për shtetet perëndimore që ndihmuan në kohërat më të vështira e po ashtu për Shtette e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s’, ka thënë presidenti Thaçi./FaktePlus