Thaçi në Drenicë takohet me bashkëluftëtarë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë ditë vikendi ka qëndruar në Drenicë. Atje kreu i shtetit ka takuar bashkëluftëtarët e tij, me të cilët ka vepruar para, gjatë dhe pas luftës.
Presidenti Thaçi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kënaqësi takimet e tilla të përbashkëta.
“Një pjesë të ditës së sotme e kalova me bashkëluftëtarë të mi në Runik të Drenicës. Janë gjithmonë kënaqësi takimet e përbashkëta”, ka shkruar Thaçi. /FaktePlus