Thaçi ndan dekorata për ish-ushtarët e UÇK-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për nderë të epopesë së UÇK-së ka ndarë dekorata për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi në hapje të ceremonisë tha se sot përkujtohen kontributi i veteranëve të UÇK-së, qytetarëve të Kosovës si dhe diasporës.
“Ne fituam dhe sot, 22 pas luftës heroike kam vendosur si bashkëluftëtar i juaji, duke shfrytëzuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore dhe po ashtu duke vlerësuar kontributin e juaj, të ndaj dekorata për kontributin e çmuar. Në të njëjtën kohë, sot kujtojmë të gjithë të rënët e lirë, kujtojmë plagët dhe sakrificat e invalidëve të luftës, vlerësojmë lartë kontributin e veteranëve të luftës dhe vlerësojmë lartë kontributin e çdo qytetari e po ashtu të diasporës që dhanë gjithçka për të na u gjindur afër, e për të mundur të keqen dhe ata që kryen gjenocid e krime në Kosovë”, tha ndër të tjera Thaçi.
Nga sot, deri më 7 mars shënohet epopeja e UÇK-së, që përkujton rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz.