Thaçi mund të refuzohet nga Kurti për takim
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që sot të takohet me te gjithë liderët e vendit, mirëpo duket se nuk do të mundet ta realizon këtë
Takimi i Thaçit me kryeministrin Albin Kurti mund të mos realizohet, kjo për shkak se në agjendën e kryeministrit nuk është edhe ky takim.
Mbetet të shihet se nëse Kurti ta fut në agjendën e tij edhe këtë takim të rëndësishëm me presidentin Thaçi, kjo për shkak se takimi vjen pas thirrjeve të shumta për unitet mes lidershipit kosovarë përballë marrëveshjes finale me Serbinë.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që nesër të takohet me te gjithë liderët e vendit, mirëpo duket se nuk do të mundet ta realizon këtë
Ndryshe, presidenti Thaçi ka bërë të ditur që nesër do të takohet me të gjithë liderët institucional dhe politik të vendit, siç ka njoftuar presidenca, ky takime do të behën me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.
Përveç takimit që parashihet me kryeministrin Kurti në ora 13:00, presidenti do të takohet edhe me liderët e tjerë.
Takimi me Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK’së në ora 10:30, me Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK’së në ora 12:30., me Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA’s në ora 13:45. Ndërsa me Kadri Veselin, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK’së, do ta pres në ora 11:30, dhe Behxhet Pacollin, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR’së në orën 14:15.
Këto takime do të mbahen në ndërtesën e presidencës.