Thaçi me bashkëluftëtarë në kullën e heronjve Kamer e Murat Loshi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të qëndroj nëpër odat e Drenicës me bashkëluftëtarët e tij.
Kreu i shtetit mbrëmjen e sotme ka qëndruar në kullën e heronjve kombëtarë Kamer e Murat Loshi në Pemishtë të Drenicës.
Bashkë me presidentin Thaçi ka qenë edhe ish komandanti i Zonës Operative të Drenciës, Sami Lushtaku.
“Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës. Krenar me veprën dhe heroizmin e tyre!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Ndërsa, Lushtaku ka thënë se sakrifica e Kamer e Murat Loshin për lirinë e Kosovës është vlerë e përbashkët që duhet ruajtur.
“Bashkë me Presidentin Thaçi e me bashkëluftëtarë, sante jemi në Pemishtë, në konakun e pasardhësve të Kamer e Murat Loshit. Sakrifica e tyre ndër shekuj për lirinë e Kosovës, është vlerë e jona e përbashkët e cila duhet të ruhet përgjithmonë”, ka thënë Lushtaku. /FaktePlus