Thaçi: Lajmi për lobimin për ndarjen e Kosovës është shpifje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i prerë kur u pyet në SYRI TV për një investigim të BIRN, ku thuhet se ai ka lobuar për ndarjen e Kosovës.
“Nuk ka ndodhur lobimi. Është një shpifje, është një lajm i rrejshëm. Asgjë nuk është i vërtetë,” tha Thaçi.
“David Philips nuk ka qenë këshilltari im. Ka kërkuar të paguhet, i kam thënë nuk kam lekë,” tha Thaçi, duke akuzuar se “shfaqte opinione që ishin të paqëndrueshme”.
Thaçi ka folur edhe për politikanët dhe politikën në Shqipëri duke thënë se nuk ka preferenca politike.
“E vlerësoj si pres i Kosovës për sjelljet e tij shumë të përgjegjshme dhe prej burrështetasi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Është për tu uruar dhe përgëzuar marrëveshja e arritur së fundmi në Shqipëri. Ka dërguar mesazhin më të mirë për Shqipërinë europiane. Edhe si opozitar, edhe si kryeministër, edhe si president nuk kam ndonjë preferencë personale politike, por ajo çka duam ne është një Shqipëri stabile”, tha Thaçi”,
I pyetur mbi takimet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama dhe fotografimin pac kravatë me shefin e qeverisë, Thaçi tha:
“Në momentet që është bërë fotografia me presidentin ka qenë paradite, ka qenë shumë produktiv dhe vëllazëror. Unë me zotin Meta njihem prej dy dekadash. Jemi miq familjarë e kështu do të vazhdojë. Edhe dreka me Ramën ka qenë shumë vëllazërore dhe është krijuar situata që të heqë kravatën dhe të bëhej shumë miqësore dhe vëllazërore”.