Thaçi: Kurrë askund nuk e kam përmendur babain e Vjosa Osmanit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ‘kurrë nuk e ka sulmuar babain e Vjosa Osmanit’.
Ai ka thënë se askund nuk ka thënë se ‘babai i Vjosa Osmanit ka bashkëpunuar me Serbinë’,
“Nuk e kam akuzuar askënd, nuk merrem me familjarë, nuk mund ta gjesh që e kam përmendur diku emrin e babës e as nanës së dikujt. Të gjitha ato që deklaroj, nuk i ndryshoj, përkundrazi vetëm i përforcoj dhe u qëndroj”, ka thënë ai te Syri TV.