Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Qirez
Presidenti Hashim Thaçi, ka përkujtuar të gjithë martirët dhe të rënët në masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës.
Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtarë në rrjetin social Facebook, ka thënë se më 28 shkurt të vitit 1998, polica serbe në mënyrën më barbare u hakmor pas përleshjes me njësitin e UÇK-së tek Lisi Gjashtënjak, duke vrarë kështu gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur.
Thaçi shtoi tutje se me këtë akt policia dhe ushtria serbe, filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me rradhë.
Ky është postimi i tij i plotë: