Thaçi kthehet në zyrë pas takimit me Këshillin e Sigurisë, pritet adresimi i tij
Ndonëse ishte paraparë që në ora 21:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dalë në konferencë për medie kjo nuk u bë për shkak se takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare zgjati më shumë se sa ishte paraparë.
Vetëm para pak minutash presidenti u kthye nga takimi për në Zyrën e tij.
Pritet që shumë shpejt ai të ju drejtihet qytetarëve. Ky këshill pritet që të vendosë për masa të reja kundër pandemisë së Coronavirusit, raporton eo.
Mbledhja e këtij Këshilli iu kërkua kryeministrit Albin Kurti, nga presidenti Thaçi.Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, derisa pjesë përbërëse janë edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe të tjera.