Thaçi kritikon qeverinë Kurti: Ka dështuar në rimëkëmbjen e ekonomisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar viziton Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku është pritur nga kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi.
Pas këtij takimi Thaçi para mediave ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës lidhur me hapat që ka ndërmarr lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë në vend.
“Edhe Kosova gradualisht por suksesshëm po tejkalon këtë situatë emergjente të COVID-19. Natyrshëm shtrohet obligim para gjithë neve si institucionet e vendit, odat e ekonomike dhe gjithë mekanizmat e shoqërisë që të rikthemi me përkushtim maksimal të rikthimit të jetës sa më normale. Por në veçanti në rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë drejtim do të punojmë të gjithë bashkërisht sepse është jetike të nxjerrët një pako e plotë e qartë dhe e nevojshme në përputhshmëri për ekonominë e bizneseve… për fat të keq deri tash kemi pas një qasje jo serioze, jo profesionale, jo të duhur dhe të dështuar të qeverisë sa i përket çështjes së rimëkëmbjes ekonomike. Unë dua të shpresoj që bashkërisht do të mund t’ia dalim me një politikë të re dhe të qartë”, tha Thaçi para mediave, përcjell FaktePlus.