Thaçi: Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me SHBA-në
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka pasur disa takime të suksesshme në SHBA.
Ai foli për raportet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
I pari i vendit porositi institucionet e Kosovës, duke thënë se nuk guxojmë ta rrezikojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Adresë tjetër Kosova nuk ka të sinqertë mbështetëse, përpos Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi për rtv21.
Kosova duhet të ruaj dhe kultivojë këtë bashkëpunim të ngushtë.
“Në rrethana tjera, me një kokëfortësi, me një veprim populist mund të cenojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën siç e përmendi edhe vet ambasadori Grenell në mesazhin e tij”, tha Thaçi.