Thaçi: Kosova në ditët e ardhshme do të ketë Qeveri të re
Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova në ditët në vijim do të ketë Qeveri të re.
“Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, është shprehur ai përmes Facebook.
“Unë do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja”.
“Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”.