Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarr hapat për formimin e qeverisë së re
Thaçi ka shkruar në Twitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se Thaçi disa here i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje mandatarin, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht.