Thaçi i uron shërim të shpejt kryeministrit britanik
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim sa më të shpejt kryeministrit britanik Boris Johnson, pasi ky i fundit është prekur nga koronavirusi i ri COVID-19 dhe është shtruar në kujdes intensiv.
Johnson sot është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij nga coronavirusi është përkeqësuar, tha një zëdhënës në Downing Street.
“Duke uruar një rikuperim të shpejtë të kryeministrit Boris Johnson dhe një kthim i shpejtë te të dashurit e tij dhe të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij dhe botës! Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij”, shkruan presidenti Thaçi në një postim në Twitter.