Thaçi i thotë Lajçakut “do të dështosh”
Ditë më parë Bashkimi Evropian i kishte dhënë dritën e gjelbër, Miroslav Lajçakut, për të ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borelli, si emisar i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.
Megjithatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Lajçak është i destinuar për të dështuar.
Sipas presidentit të vendit, Lajçak kishte dështuar të evitonte votën e Sllovakisë kundër Kosovës në UNESCO.
Thaçi edhe më herët kishte thënë se BE nuk duhet të ulë nivelin e përfshirjes në dialog me një emisar pa kredibilitet.
Thaçi pas angazhimit dhe afrimit me Richard Grenell e ka shndërruar Brukselin në një tabelë qitjeje, duke e akuzuar për tradhtinë e liberalizimit dhe vonesat në dialog.
Madje sipas kreut të shtetit, Kosova nuk duhet të mbështet të ardhmen tek Evropa./FaktePlus
EU officially appointed a Special Envoy on the dialogue between Kosovo & Serbia. I congratulate him for the nice job he got. But his new mission is designed to fail due to his record to stop Slovakia to recognize Kosovo & the vote against Kosovo’s seat in UNESCO.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 20, 2020