Thaçi i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet ta takojë nesër Kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Burime të Reporteri.net kanë bërë më dije se Thaçi do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim.
Përmes një letre, Kurti e ftoi Thaçin që të koordinohen për politikën e jashtme. Ai i dha tri termine kohore kur mund të takohen, nderkohë që nuk ëhstë mësuar saktë koha e takimit mes tyre. “Takimi do të ndodhë nesër, gjithsesi.
Presidenti e ka pranuar ftesën”, tha një burim i Reporterit. Kryeministri Kurti në letrën për Thaçin ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.
Kjo është hera e dytë qe Kurti e fton Thaçin në takim. Herën e parë Thaçi nuk shkoi në takim pasi ishte në udhëtim për në Munich ku mori pjesë në Konferencën për Siguri.
Ndërsa kjo është ftesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili i bëri Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Kurti përmes kësaj letre i ka kërkuar takim Thaçit.